Ekspozita nuk është rastësi! Ja çka shkruan anëtari i Bordit të Organizatës të Shkëlzen Gashit për ShBA-në dhe çlirimin e Kosovës

 

 

Një postim në LinkedIn, anëtari i Bordit të organizatës së Shkëlzen Gashit – OJQ-së prapa ekspozitës skandaloze që paqyroi në mënyrë të pasaktë të vërtetën mbi Masakrat në Kosovë – Shpend Kursani, ka dhënë qëndrime jashtëzakonshit kontraverze lidhur me rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, intervenimin e NATO-s dhe vetë konceptin e çlirimit të Kosovës.

 

Në shkrimin e tij, Kursani sulmon ashpër qytetarët e Kosovës që mbështesin aksionet e ShBA-së kundër Iranit, duke i quajtur ata dhe qëndrimet e tyre “të pështira” dhe të “turpshme”.

Më tej, ai ka minimizuar brutalisht edhe qëllimin e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, duke argumentuar se ShBA dhe NATO nuk e bombarduan Serbinë për të çliruar Kosovën, por për interesat e tyre, dhe se çlirimi i Kosovës ishte thjesht një “aksident historik” nga i cili, sipas tij, shqiptarët patën fatin të përfitonin.

Në fund, Kursani ka bërë thirrjen skandaloze që të ndalohet përdorimi i fjalës “çlirim” për ngjarjet e vitit 1999.

Kujtojmë se ky lloj diskursi përputhet me narrativat që shpesh dëgjohen nga qarqet anti-perëndimore dhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, të cilët mohojnë karakterin humanitar të ndërhyrjes së vitit 1999.

Për të ruajtur vërtetësinë e plotë të qëndrimeve të tij, më poshtë e gjeni postimin origjinal, të përkthyer, të Shpend Kursanit:

Sot është një ditë e veçantë, si të thuash, për llojin tim të bashkëkombasve (Kosovë) të cilët po e përdorin ditën për të përshëndetur sulmin e hashtag Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit. Vërtet e pështirë. Turp.

Sot shënohet data kur NATO filloi bombardimet e saj kundër objektivave ushtarake (dhe disa të tjerave) të regjimit fashist të Serbisë, duke zgjatur mbi 70 ditë në vitin 1999. Unë vetë e kam jetuar këtë. Në kujtesën e shqiptarëve të Kosovës, ky ishte fillimi i çlirimit të tyre, i kthyer aq dobët në rrymë kryesore (mainstream). Një “kujtesë” e keqinterpretuar dhe e pështirë. Sepse ata kishin filluar rezistencën e tyre të armatosur për çlirim shumë më herët sesa NATO të fillonte bombardimet e saj, për t’i “çliruar” ata, shumë më herët sesa ata madje t’i mendonin shqiptarët si të denjë për të qenë njerëz. Pikërisht në kohën kur zyrtarët e Shteteve të Bashkuara e shënonin dhe e konsideronin lëvizjen e armatosur çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës si një organizatë terroriste.

E shoh të pështirë të shoh këdo (veçanërisht bashkëkombasit e mi) duke bërë tifo për bombardimin e sotëm të #Iranit duke nxjerrë aksidente historike — dhe ishte një aksident — nga i cili shqiptarët e Kosovës sigurisht përfituan. Dhe unë jam mirënjohës për aksidentin. Por, ta trajtosh rastin e tyre jashtë aksidentit dhe fatit të historisë nuk është asgjë më pak se të jesh qëllimisht i pandershëm.

NATO / Shtetet e Bashkuara nuk e bombarduan Serbinë fashiste në vitin 1999 për të çliruar Kosovën. E bënë këtë për interesat e veta. Interesat e tyre rezultuan, rastësisht, në çlirimin e Kosovës nga Serbia fashiste si pasojë. Ndaloni përdorimin e termit çlirim aty ku nuk e ka vendin. Turp!