Eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli është deklaruar për “Front Online” ndaj rritjes së faturave të energjisë elektrike, duke thënë se shumë qytetarë po përballen me pagesa të fryra që arrijnë mesatarisht deri në 35 euro për anëtar të familjes.
“Faturat e fryra të energjisë në mesatare deri në 35 euro për anëtarë të familjes. Dhimbje për popullin, përgjegjësi për qeverinë. Qytetarët po përballen me një situatë të padurueshme: faturat e energjisë janë fryrë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa dimri afrohet dhe shumë familje nuk kanë mundësi të ngrohen si duhet”, thotë Qorrolli.
Ai ka theksuar se situata është bërë e padurueshme për shumë familje, me inflacionin e lartë që ka prekur ekonominë familjare.
“Inflacioni i lartë, çmimet e larta dhe mungesa e buxhetit e bëjnë këtë dimër edhe më të vështirë për njerëzit që jetojnë me të ardhura të pakta”, shprehet ai.
Sipas Qorrollit, qeveria ka dështuar të mbrojë qytetarët dhe të planifikojë në kohë, duke e quajtur këtë “një pasqyrë të krizës së thellë të qeverisjes”.
“Qeveria që duhet të jetë mbrojtëse dhe planifikuese është e dobët, e paaftë dhe shpesh e fokusuar vetëm tek karriget dhe interesat e veta. Është e qartë se populli po paguan pasojat e paaftësisë dhe neglizhencës së qeverisë, institucionet nuk ofrojnë asgjë për të lehtësuar barrën. Populli nuk mund të mbetet peng i paaftësisë dhe interesave private të atyre që qeverisin”, ka deklaruar ai.



Të tjera
Shëndetësi
Kanceri i zorrës së trashë po kërcënon gjithnjë e më shumë të rinjtë, ja kujdesi që duhet të tregoni
Të diagnostikohesh me kancer është gjithmonë
Showbiz
‘Sot kalova një sfidë tjetër’, Anisa shfaqet nga spitali
Këngëtarja dhe ish-banore e Big Brother
Aktuale
Raporti i Progresit: Përparimi i Kosovës në agjendën e BE-së është penguar nga konflikti politik
Përparimi i Kosovës në agjendën e