Një incident i rëndë familjar është raportuar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku një mosmarrëveshje në mes të natës ka eskaluar në dhunë fizike dhe plagosje me thikë brenda një familjeje.
Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 1 qershor 2025, rreth orës 22:30, në rrugën “B” në kryeqytet, ku është raportuar dhunë në familje.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, M. E. ka deklaruar para Policisë se pas një konflikti verbal, djali i saj, Sami Emini, 30-vjeçar e ka kërcënuar dhe goditur me grushte në kokë dhe në trup.
Në përpjekje për të ndalur dhunën, vajza e saj, Zana Emini, 23-vjeçare ka ndërhyrë, por situata ka dalë jashtë kontrollit – ajo e ka goditur të vëllain me një thikë të kuzhinës.
Të gjithë personat e përfshirë kanë marrë tretman mjekësor, përfshirë edhe të dyshuarën Zana Emini. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar thika që dyshohet se është përdorur për goditje.
Pas ndërhyrjes së Policisë, personat e përfshirë janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, ndërsa dëshmitari A.E. është marrë në pyetje si dëshmitar kyç.
Me urdhër të Prokurores kujdestare, rasti është iniciuar për “Dhuna në familje”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje pa leje e armës së ftohtë”, ndërsa Zana dhe Sami Emini janë dërguar në ndalim për 48 orë.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar nga Njësia për Hetime të Dhunës në Familje në koordinim me Prokurorinë.
Të tjera
Aktuale
KQZ nuk e certifikon Listën Srpska për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit- 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime
Lista Srpska nuk është certifikuar për
Aktuale
Supremja ia kthen Apelit për përmirësim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Prishtinë- Gjykata Supreme ia ka kthyer
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së