Një operacion i gjerë i Policisë së Kosovës është zhvilluar sot në Prishtinë, që ka përfunduar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprimtari kriminale të rënda.
Sinjali mëson se në pranga kanë rënë Bekim Mehmeti, rreth 46-vjeçar dhe Qendrim Marevci, rreth 33-vjeçar, të cilët dyshohen për veprat penale të fajdesë, shpëlarjes së parave dhe kanosjes.
Aksioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, pas hetimeve disa mujore.
Me urdhër të gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, policia ka ushtruar kontrolle në katër lokacione të ndryshme – në shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse të dyshuarve. Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, të dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Hetimet për këtë rast vazhdojnë.



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,