Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është i gatshëm që përsëri t’ia mësyjë garës për kryetar të Komunës së Podujevës.
Në një prononcim për Indeksonline, Hyseni ka thënë se nëse dega e partisë së tij e mendon se është i denjë përsëri për këtë garë, sigurisht se do të kandidojë.
Hyseni ka thënë se ka vlerësim të jashtëzakonshëm për mijëra votues që ia besuan udhëheqjen e komunës, që në zgjedhjet e fundit lokale.
“Javën e ardhshme kemi takimin e kryesisë, hapet gara zyrtarisht, ndryshe nuk i iki përgjegjësisë do të shohim disponimin e degës, por du me qenë besnik i një përkrahje që unë e vlerëësojë jashtëzakonisht shumë, me një koncentrim më të madh të votës, që i kam marrë 12 mijë e sa vota i ka marrë LDK-ja, unë i kam marrë mbi 9 mijë vota personalisht. Po ashtu jam ndër kandidatët më të votuar në Llap, me një diferencë shumë të vogël, po themë diferencën me votat e përgjithshshme dhe kjo do të thotë jashtëzakonisht shumë për mua. Nuk i iki përgjegjësive dhe ta shohim kur do të hapet gara e brendshme në javën e ardhshme. Nëse dega mendon se duhet të jem kandidat, unë do të jem kandidat”, ka thënë Hyseni.
Nga ana tjetër, kryetari aktual i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, në një prononcim për IndeksOnlinen ka konfirmuar se LVV-ja ia ka besuar përsëri garën për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke synuar të udhëheqë për një mandat të dytë.



Të tjera
Lajme
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Importet e gazit të Irakut nga
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu