Procesi gjyqësor në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së po shkon drejt fundit. Ai pritet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm, përkatësisht edhe rreth 7-8 muaj.
Megjithatë, sa më shumë që po i afrohemi fundit të këtij procesi, propaganda kundër ish-krerëve të UÇK-së vetëm sa po rritet.
Këto ditë është shpërndarë edhe një Fake News në TikTok, ndaj të cilit kanë reaguar edhe gazetarë të njohur.
Megjithatë, ish-presidenti Hashim Thaçi sot e ka pasur për vizitë djalin e tij, Endritin, si vëllain Idrizin.
Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit Thaçi, ka treguar që sapo ka dalë nga takimi, ku ka qenë së bashku me Endritin.
“Procesi po shkon drejt fundit. Presim edhe 7-8 muaj të përfundojë në tërësi. Është mirë me shëndet. Janë bashkë dhe e kanë edhe njëri-tjetrin aty. Janë të pathyeshëm dhe krenarë për luftën e drejtë për liri”, ka thënë vëllai i Thaçit, i bindur që në fillim të vitit përfundon ky proces gjyqësor.
Edhe rreth dy muaj bëhen katër vjet prej kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë për t’u përballur me një aktakuzë për krime lufte, e cila është në Kosovë është parë vazhdimisht si e konstruktuar politikisht. Procesi gjyqësor është zvarritur vazhdimisht dhe është cilësuar si jotransparent për shkak të shumicës së seancave të mbyllura për publikun.



Të tjera
Uncategorized
Shambala Casino Bonus Fără Depunere 2025 . RO Spin & Win
bonus fără depunere jeetcity Pentru strategie
Uncategorized
75 USD Jetoane Gratuite Fără Depunere La Cazinoul Supernova — în România Start Winning
Coduri De Cipuri Gratuite Slotland Fără
Uncategorized
Gunsbet Casino Inloggen — NL Unlock Offer
Filippinó színész haszon elérhető helyi érzéstelenítő