Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pejë–Prishtinë, në fshatin Zajm të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të sigurta bëjnë me dije se rreth orës 05:00, një veturë Audi A6 ngjyrë hiri, që drejtohej nga Veton Kastrati, 33-vjeçar duke lëvizur nga Peja drejt Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka kaluar në shiritin e majtë të rrugës.
Si pasojë, Audi është përplasur me një minibus Mercedes që po vinte nga drejtimi i kundërt, e më pas është shtyrë dhe goditur nga një kamion transportues mallrash Man.
Nga përplasja e fuqishme, drejtuesi i veturës, Veton Kastrati, dhe një pasagjer në Audi kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar i autoambulancës. Ndërkohë, dy persona të tjerë, A. B. dhe F. M. kanë pësuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen në IML për obduksion.
Hetimet për këtë ngjarje tragjike po vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve.



Të tjera
Aktuale
Aksident fatal në Fushë Kosovë: Ndërron jetë këmbësori 85-vjeçar pas goditjes nga vetura
Një aksident i rëndë komunikacioni, i
Aktuale
Vuçiq ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë duke e favorizuar haptas Listën Srpska
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në
Aktuale
Seebass: Ideja e Kurtit për të detyruar integrimin e serbëve përmes reciprocitetit ka dështuar
Ekspertja gjermane, Frauke Seebass, në një