Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme është shënuar në fshatin Stroc të Vushtrrisë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete dhe me djegie të rënda në trup.
Rasti është zbuluar pasditen e 25 marsit, rreth orës 17:00, kur ankuesi Sh. I ka hasur trupin e pajetë të viktimës, Bejtullah Isufi në një fushë.
Dyshohet se viktima kishte ndezur një grumbull mbeturinash, por për rrethana ende të paqarta është përfshirë nga flakët dhe nuk ka arritur të shpëtojë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku është konfirmuar vdekja.
Sipas informacioneve fillestare, viktima dyshohet se kishte edhe probleme shëndetësore, çka mund të ketë ndikuar në zhvillimin tragjik të ngjarjes.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.



Të tjera
Aktuale
Naim Murseli po ballafaqohet edhe me imazhin e gruas së tij të vrarë – pamje
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po
Lajme
Nis seanca ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka
Aktuale
Operacioni “Delivery”: Arrestohen pesë persona për drogë dhe krime kibernetike në Prishtinë
Policia e Kosovës ka realizuar një