Një rast tejet i rëndë që dyshohet të ketë të bëjë me dhunim të një të mituri është raportuar në Ferizaj, ndërsa rasti tashmë është nën hetime nga organet kompetente, mëson Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 9 dhjetor 2025, në qytetin e Ferizajt, ndërsa viktimë është një i mitur me inicialet A.K. I dyshuari në këtë rast është ende i paidentifikuar.
Rasti është bërë i ditur më 15 dhjetor 2025, rreth orës 11:00, kur Policia është njoftuar nga shkolla “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, se nxënësi i kësaj shkolle dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një person tjetër.
Burimet bëjnë të ditur se pas pranimit të informacionit janë njoftuar hetimet rajonale, të cilat, në prani të prindit të fëmijës, zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale dhe psikologut, kanë marrë deklaratën e viktimës.
Sipas deklarimit, i mituri ka treguar se përmes rrjetit social TikTok ishte njohur me një person që nuk e njihte më herët.
Me datë 09.12.2025, viktima ka shkuar me dëshirë në Ferizaj, në banesën e personit të dyshuar, ku, sipas tij, pa dëshirën e tij janë kryer marrëdhënie seksuale.
Aktualisht nuk ka të dhëna të sakta për identitetin e të dyshuarit. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori për të Mitur, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Dhunim” dhe të vazhdohet me veprime të tjera hetimore.
Hetimet janë në vazhdim.



Të tjera
Uncategorized
Shambala Casino Bonus Fără Depunere 2025 . RO Spin & Win
bonus fără depunere jeetcity Pentru strategie
Uncategorized
75 USD Jetoane Gratuite Fără Depunere La Cazinoul Supernova — în România Start Winning
Coduri De Cipuri Gratuite Slotland Fără
Uncategorized
Gunsbet Casino Inloggen — NL Unlock Offer
Filippinó színész haszon elérhető helyi érzéstelenítő