Të shtunën paradite riga lokale shiu. Ditën intervale me diell. Të dielën temperatura prej 20C.
Reshjet lokale shiu që kalojnë mbi vend vonë gjatë natës, vazhdojnë orëve të para të ditës së shtunës, mirëpo gjatë ditës nuk do të mungojnë as intervale me diell
Duke shkuar nga mbrëmja vranësirat shpërndahen. Fryn erë veriore mesatare 5-12m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 5C, derisa maksimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C
Mot i ngrohtë e kryesisht me diell po parashihet për ditën e diel, me maksimale që arrin deri në 20C e 22C. Ultësirave fillimisht mund të paraqiten kushte për mjegull. Ditën e hënë dhe të martë kalojnë më shpesh vranësira mbi vend, që edhe mund të shoqërohen me reshje lokale shiu, mirëpo temperaturat mbesin të larta deri në 18C e 20C. Të mërkurën kryesisht me diell, me maksimale prej 23C e 25C. Minimalet gjithashtu shënojnë rritje në këtë periudhë nga 2C deri në 8C e 10C./MendimipërMotin/



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot