Për të shtunën parashihet të mbretërojë ende mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Lokalisht mund të ketë reshje bore, apo të përziera shiu e bore, derisa në pjesë më të ulëta vetëm shiu. Temperaturat luhaten ndërmjet -1C e 4C. Frynë erë e lehtë veriore 2-4m/s. Nga dita e diel vranësirat shpërndahen, e pjesëve të Dukagjinit do të ketë intervale me diell. Minimalet zbresin në -2C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 3C e 5C.
Ditëve të para të dhjetorit, stinës dimërore meteorologjike, po parashihet mot stabil, me intervale më të gjata me diell. Të martën kalojnë vranësira, kryesisht shtresore të nivelit të lartë. Përgjatë ultësirave formohen shtresa mjegulle, apo vranësirash të ulëta, që mund të mbeten më gjatë edhe orëve të mesditës. Temperaturat shënojnë një rritje deri në 7C e 8C, në pjesë ku mund të ketë më shumë kthjellime, derisa në pjesët e mbuluara me mjegull mund të jenë më të ulëta. Minimalet zbresin në -2C e 0C. Do të dominojnë qetësitë. Orëve të pasdites frynë erë e lehtë jugore 1-4m/s.



Të tjera
Aktuale
Tubimi i LDK’së në Vranjevc, Abdixhiku: Kjo është Kodra e Trimave, sonte na la të gjithëve pa fjalë
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dardan Sejdiu: Kurti taksat tona po i përdor për mashtrim në zgjedhje
Ish-anëtari i LVV-së, Dardan Sejdiu, ka
Aktuale
A shkon vendi në zgjedhje nëse Osmani s’bëhet sërish presidente? Përgjigjet Gërvalla
Kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, ka