Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, ku një burrë ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi fizik.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është F. A, 37 vjeçar, i cili sipas hetimeve të para është shoqëruar nga dy persona me një veturë të tipit “Mercedes” me ngjyrë të zezë deri te liqeni i fshatit, ku më pas është sulmuar fizikisht, i janë marrë 2 mijë euro para dhe autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Gjilanit dhe më pas, për shkak të lëndimeve të rënda, është transferuar në QKUK – Prishtinë. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur një kuletë të zbrazët dhe disa para të metalit.
Sipas dëshmisë së babait të viktimës, djali i tij kishte dalë nga shtëpia mbrëmë rreth orës 22:30 dhe rreth orës 00:30 e kishte kontaktuar duke i thënë se ndodhej pranë stacionit të autobusëve për të blerë disa barna, para se të kthehej në shtëpi.
Rasti është duke u hetuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda, ndërsa është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” me urdhër të prokurorit kujdestar. Autorët ende nuk janë identifikuar.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga