Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Në shumicën e këtyre rasteve të trishta, të dyshuarit që i keqpërdorin të miturat seksualisht del të jenë persona të moshës madhore. Dyshime për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në rajonin e Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, babai i viktimës kishte denoncuar një 58-vjeçar në Polici, nën dyshimin se kishte keqpërdorur seksualisht të bijën e tij.
Një ditë më vonë, viktima u paraqit në Polici dhe deklaroi se për një kohë përreth një viti, në vende të ndryshme të Prishtinës, 58-vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tij është hapur rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.



Të tjera
Lajme
SHBA-ja synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me 5000 marinsa
Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i
Aktuale
Serbisë i dhemb heqja e fusnotës për Kosovën: Rrezikon dialogun
Ministri i Punëve të Jashtme i
Lajme
ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.85% në fund të vitit 2025
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka