Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një vajzë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lërtësia e një objekti në lagjen “Lakrishtë”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.
Njësitet policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe e kanë rrethuar me shirita lokacionin.
Aktualisht nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ndërkaq, organet kompetente kanë nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e detajeve të këtij rasti.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite