Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga bashkëmoshatarët e tyre, e në shumicën e rasteve nga personat e moshës së rritur. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjilan, ku një e mitur është sulmuar seksualisht nga një 58-vjeçar
E shoqëruar nga babai i saj, viktima e këtij rasti (15-vjeçare), dje e ka denoncuar rastin në Polici, pak orë pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se e mitura ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga pronari i një marketi, i cili ndodhet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan.
Sipas deklaratave të tyre në Polici, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30, brenda ambientit të marketit.
Në lidhje me rastin është njoftuar menjëherë Prokurorja e shtetit, e cila ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit.
Pas intervistimit, 58-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është inicuar si “Sulm Seksual”.
Pas pak, Gazeta Sinjali do të sjellë detaje ekskluzive në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.



Të tjera
Uncategorized
Shambala Casino Bonus Fără Depunere 2025 . RO Spin & Win
bonus fără depunere jeetcity Pentru strategie
Uncategorized
75 USD Jetoane Gratuite Fără Depunere La Cazinoul Supernova — în România Start Winning
Coduri De Cipuri Gratuite Slotland Fără
Uncategorized
Gunsbet Casino Inloggen — NL Unlock Offer
Filippinó színész haszon elérhető helyi érzéstelenítő