Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Banjë të Malishevës, ku një person i moshës 75-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të sigurta bëjnë me dije se i ndjeri është rrëzuar brenda shtëpisë, ku ka humbur ndjenjat në vend. Familjarët kanë tentuar të japin ndihmën e parë dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe, nën koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme për rast.



Të tjera
Lajme
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Importet e gazit të Irakut nga
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu