“E përshëndes Ramushin nga Zubin Potoku”/ Vazhdon polemika mes Bajqinovcit e Haradinajt

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes Mefail Bajqinovcit, lidhur me deklaratat për kriminelin serb, Milan Radojiçiq.

Teksa ky i fundit i është përgjigjur sërish.

“E pershendes Ramushin nga Zubin Potok-u”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook teksa i ka publikuar foto nga atje.

Sot, Haradinaj ka thënë se Bajqinovci dhe deputetët e tjerë të VV-së, fjalimet i kanë të shkruara nga zyrtarja e njohur e VV-së, Dejona Mihali.

“Te Bajqinovci e deputetë tjerë, këto i kanë të shkrume prej Dejones, çka me thënë, nuk flasin prej mendjes, pa e marrë porosinë, heshtin. Mendoj që Kurti veprimin më të mirë përpos dorëheqjes, të paktën kish mujt me e liru Kosovën me e çliru nga një agjendë e dyshimtë, pra kjo zonja Mihali Bajqinovcit e Bajqinovcave të tjerë po u them se në qeverisjen time është realize statuti i Trepçës, ushtria, pavarësimi energjetik, Radojiçiq është ndjek nga ligji, nuk është kthy në Kosovë asnjëherë gjatë qeverisjes sonë, e ndërtoi vilën e madhe në kohën e Qeverisjes Mihali, Bajqinovci, Kusari dhe Kurti, mori guxim me sulmu Kosovën ku humbi jetën një zyrtar policor i Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj i ka kërkuar Bajqinovcit që t’ia bëjë një pyetje “shefit të tij”, në këtë rast, kryeministrit Albin Kurti.

“Këto janë zhvillime…e pyes z. Bajqinovci me na tregu edhe për shefin e tij të mbulum me qebe kur e kanë gjetë ne Dollc të Klinës, me meze e pije, tu shku te dy operativë serbë, le ta pyet atë, të na tregojë për këtë informatë, le të na tregon pse fshehen këto, mendoj se është mirë.” – u shpreh kreu i AAK-së.

Të tjera

Lajme

“Terroristët në kuzhinë: Si organizatat humanitare ndihmojnë Hamasin dhe luftojnë Izraelin”

104 organizata ndihmëse pretendojnë se Izraeli i pengon të veprojnë në Rripin e Gazës, por një hetim  tregon se vetëm 20 prej tyre kanë aplikuar realisht për leje, ndërsa qëllimi i vërtetë është të dëmtojnë  reputacionin ndërkombëtar të Izraelit. Sipas OKB-së, një sasi masive ushqimi hyn në Gaza, por shumica  grabitet gjatë rrugës dhe vetëm një pjesë e vogël arrin në destinacion. Vlerësimet tregojnë: jo vetëm që  Izraeli nuk është përgjegjës për urinë – sasia ditore e kalorive për person është në fakt dyfishi i  standardit.