Rastet e dhunimeve seksuale vazhdojnë të shfaqin një realitet të dhimbshëm në shoqërinë tonë, ku viktimat shpesh mbeten të traumatizuara përballë akteve të tmerrshme që ua shkelin të drejtën themelore për siguri dhe dinjitet. Një rast i tillë i rëndë është raportuar së fundmi në komunën e Podujevës, ku një grua dyshohet se është dhunuar brenda një automjeti nga një i ri.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 qershorit në fshatin Ballofc të Podujevës, kur viktima ka deklaruar se është marrë me veturë nga një mashkull dhe brenda automjetit është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Pas kallëzimit dhe veprimeve të shpejta hetimore, më 13 qershor është arrestuar i dyshuari K.M, rreth 23-vjeçar. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se i ka ofruar ndihmë viktimës, por ka mohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të.
Në rast janë përfshirë njësitet e hetimeve rajonale dhe është njoftuar Prokurori kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit për veprën penale “Dhunim” si dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet janë duke mbledhur prova shtesë për zbardhjen e plotë të ngjarjes tronditëse.
Të tjera
Aktuale
Inepektorati, i shoqëruar nga Policia, po e merr nën kontroll objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë
Pjesëtarë të Inspektoratit Qendror për Mbikëqyrjen
Aktuale
Krerët e shtetit bëjnë homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit në SHBA
Sot shënohen 24 vjet nga sulmet
Aktuale
Aksident i rëndë mes dy veturave në dalje të Lipjanit (Pamje)
Një aksident i rëndë ka ndodhur