Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tre persona si pasojë e aksidenteve në trafik.
Dy viktima janë shënuar në fshatin Zajm të Klinës e një viktimë tjetër ka ndërruar jetë në Kaçanik, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit zyrtar të policisë, përveç këtyre rasteve me fatalitet, 27 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 44 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia ka ndërmarrë edhe masa ndëshkuese, duke shqiptuar 2,437 gjoba kundërvajtëse ndaj shoferëve që kanë thyer rregullat e komunikacionit.
Policia apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe të kenë kujdes të shtuar, me qëllim të parandalimit të tragjedive të tilla.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
18 vjet nga miratimi, më shumë raste në Gjykatë: A është Kushtetuta e paqartë, apo po përdoret politikisht?
Në Kosovë, mosmarrëveshjet politike përfundojnë shpesh
Aktuale
Nafta arrin 1.91€ në Kosovë – eksperti i ekonomisë: Shteti duhet ta heq akcizën
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shkumbin