Qendra Kombëtare e Meteorologjisë së Arabisë Saudite (NCM) ka konfirmuar se Haxhi 2025 do të shënojë herën e fundit kur pelegrinazhi vjetor bie gjatë sezonit të verës – për të paktën 16 vitet e ardhshme.
Bëhet e ditur se ndryshimi vjen nga kalendari hënor islamik, i cili lëviz rreth 10 ditë më herët çdo vit.
Si rezultat, Haxhi gradualisht do të kalojë në pranverë duke filluar nga viti 2026, dhe më pas në dimër.
Ky ndryshim sjell lehtësim pas viteve të temperaturave ekstreme gjatë Haxhit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Raportohet se në vitin 2024, Meka pati temperatura të larta deri në 51 gradë Celsius, duke çuar në mbi 2700 raste të goditjes nga nxehtësia në vetëm një ditë, me disa vdekje të raportuara.
Nga viti 2026 deri në vitin 2033, Haxhi do të bjerë gjatë muajve të pranverës
Më pas, nga viti 2034 deri në vitin 2041, do të zhvillohet në dimër.
Dhe pelegrinët nuk do të përballen më me kushtet e verës deri në vitin 2042, kur cikli do të përsëritet.
Ndryshe, rreth 1.8 milionë njerëz pritet t’i bashkohen Haxhit në vitin 2025.
Me këtë numër, zyrtarët sauditë po përgatiten për një pelegrinazh të fundit veror përpara se të fillojë Haxhi gjatë ditëve më të freskëta.



Të tjera
Aktuale
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën
Aktuale
Dogana asgjëson qindra pako me shamponin e njohur në treg, ishte i falsifikuar
Dogana e Kosovës ka asgjësuar një