Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi mbi dyshimet për ‘’vrasje në tentativë’’.
Siç njofton prokuroria, i dyshuari, E.S, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta viktimën, i mitur, duke e goditur dy herë me thikë në pjesën e gjoksit dhe të krahut.
Për shkak të plagëve, prokuroria ka theksuar se, viktima i është nënshtruar trajtimi në QKUK, përcjell Gazeta Express.
Komunikata:
Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Vrasja në tentativë”
Ferizaj, 20 Nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet E.S, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 24.10.2025, rreth orës 19:55, te Stacioni i autobusëve, në Rr. “Driton Islami” në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje të mëhershme me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që me tu takuar fillimisht e ofendon me fjalë banale, e më pas e godet dy herë radhazi me thikë në pjesën e gjoksit dhe krahut, për çka i njëjti si pasojë e këtyre goditjeve pëson lëndime të rënda trupore dhe i nënshtrohet trajtimit në QKUK – Klinika e Kirurgjisë Torokale.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri i lartëcekur me këto veprime ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurin e lartëcekur ta shpall fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të njëjtit t’i shqiptoj sanksion penal sipas ligjit.



Të tjera
Lajme
Zjarr i madh në Tetovë: Një viktimë, tjetri i djegur rëndë
Një zjarr i madh ka përfshirë
Aktuale
Lumir Abdixhiku thotë se do t’ia dorëzojë Kuvendit të LDK-së dorëheqjen
Pas mbledhjes disa orëshe, kreu i
Aktuale
Abdixhiku: S’jam as i pagabueshëm as i përsosur, çfarëdo që vendos anëtarësia do ta respektoj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës