Ismet Isufi është zyrtari policor që u gjet i vdekur sot në Prishtinë, pas një vetaksidenti.
Mirëpo, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë tha për Klankosova.tv se vdekja e policit dyshohet se erdhi para se të ndodhte aksidenti.
“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, konfirmoi Pllana për Klankosova.tv.
Ndërkohë, familjarët e të ndjerit, kanë ndarë telegram ngushëllimi për këtë humbje të papritur.
“Sot për familjen tonë Isufi nga Keqekolla Malësia e Gollakut na erdhë një lajm i papritur. U nda nga jeta djali i axhes, vllau i jonë Ismet Isufi. Ngushëllime të gjithë familjesë tonë, miqëve shokëve e dashamirve tonë. Zoti të mëshiroft o Ismet Isufi! Familjesë tonë zoti i dhashët forcë e gajret. Të gjithë jemi një ditë të bitë e vdekjesë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Ende nuk është bërë e ditur data dhe vendi i varrimit të të ndjerit.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga