Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda Stacionit Policor në Suharekë se një zyrtar policor është suspenduar përkohësisht, pasi dyshohet se për gjashtë vite me radhë ka përdorur një veturë të paregjistruar, duke abuzuar me pozitën zyrtare për të shmangur pasojat ligjore.
Zyrtari në fjalë është Milaim Gashi, hetues në Sektorin e Hetimeve të Përgjithshme, i cili sipas informacioneve të verifikuara, ka vozitur që nga qershori i vitit 2019 një automjet privat pa regjistrim të vlefshëm, të cilin vazhdimisht e parkonte përballë Stacionit Policor në Suharekë.
Burimet e Sinjalit theksojnë se në raste të ndalimeve nga patrullat policore, ai ka shfrytëzuar autoritetin e tij zyrtar për të shmangur kontrollin apo masat ndëshkuese.
Pas një informate të pranuar në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe konsultimeve me Prokurorinë kompetente, janë ndërmarrë veprime preliminare, ku është konstatuar se pretendimet janë të sakta dhe zyrtari është ndaluar në rrugë duke vozitur veturën e paregjistruar.
Për rastin është njoftuar Njësia Rajonale e Trafikut në Prizren, e cila ka ndërmarrë masat përkatëse ligjore ndaj zyrtarit.
Në interes të hetimeve, IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit për 3 ditë pune, ndërsa hetimet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” janë duke vazhduar.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite