Një rast i rëndë i dhunimit të një të miture 14-vjeçare është zbuluar në Gjakovë, disa muaj pas ngjarjes së dyshuar, pasi biseda e saj me shoqet për incidentin është bërë publike në rrjetet sociale. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Gazeta Sinjali merr vesh se i dyshuar për rastin është arrestuar dhe është: Florim Kelmendi.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në muajin shtator 2024, në fshatin Rezinë të komunës së Gjakovës, në një kohë kur viktima ishte dërguar për të ndihmuar në punë bujqësore.
Sipas kallëzimit të bërë nga prindërit e saj më 23 prill 2025 kishte shfrytëzuar pozicionin dhe besimin për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën pa dëshirën e saj.
Viktima, për shkak të frikës, nuk e kishte raportuar rastin menjëherë. Por ajo kishte rrëfyer ngjarjen te disa shoqe të klasës, të cilat e kishin incizuar bisedën dhe e kishin publikuar në rrjetin social TikTok. Pas publikimit të videos, prindërit janë njoftuar dhe kanë raportuar rastin në Stacionin Policor në Gjakovë.
Lidhur me rastin janë aktivizuar menjëherë njësitë e Hetimeve Rajonale dhe Prokurori Kujdestar. Pas ndërmarrjes së veprimeve procedurale, është intervistuar edhe i dyshuari në prani të avokatit mbrojtës, dhe me urdhër të Prokurorisë, është ndaluar për 48 orë.
Rasti është duke u trajtuar si “Dhunim ndaj të miturës”, ndërsa hetimet do të vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe mbrojtjen e viktimës.
Sinjali do të raportojë me përgjegjësi të plotë mbi këtë rast, duke ruajtur dinjitetin e të miturës dhe duke ndjekur drejtësinë që i takon asaj dhe familjes së saj.



Të tjera
Aktuale
Prokuroria në Pejë nis hetime për dyshime në numërimin e votave
Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar
Aktuale
Nga rritja eventuale prej 21% e çmimit të rrymës, ekziston rreziku real për destabilizim social
KESCO ka kërkuar nga Zyra e
Lajme
Të premten protestohet para KEDS e Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist,