Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë dorëzuar dy persona të cilët dyshohen për rastin ‘‘Vrasje e mbetur në tentativë’’, rast që ka ndodhur në fshatin Greme në Ferizaj, shkruan Gazeta Express.
Të dyshuarit B.Z 28 vjeç dhe B.Z 25 vjeç, janë dorëzuar sot rreth orës 14:00.
Ngjarja ka ndodhur me 26 gusht 2024, ku kishte mbetur i plagosur B.B 38 vjeç.
Komunikatë:
Dorëzohen në polici dy persona për rastin “Vrasje e mbetur në tentativë” që ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajt
Ferizaj, 30 prill 2025
Sot rreth orës 14:00, dy persona të dyshuar për përfshirje në rastin “Vrasje e mbetur në tentativë” janë vetëdorëzuar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj.
Të dyshuarit, B.Z. (M/K), 28 vjeç, dhe B.Z. (M/K),25 vjeç, janë dorëzuar lidhur me një ngjarje të ndodhur më 26 gusht 2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku si pasojë mbeti i plagosur personi B.B. (M/K), 38 vjeç.
Pas kryerjes së veprës penale, të dyshuarit ishin në arrati deri në momentin e dorëzimit të tyre sot.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore.



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot