Duncan: Kosovarët kanë qenë pjesë e aparteidit dhe e spastrimit etnik

Diplomati britanik, John Stewart Duncan thotë se qytetarët e Kosovës janë më të ndryshëm se ata të Shqipërisë. Sipas tij, kosovarët kanë qenë pjesë e aparteidit gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit e më pas edhe të spastrimit etnik.

“Shqiptarët e Kosovës kanë qenë pjesë e një aparteidi gjatë kohës së Millosheviqit. Kanë qenë të përjashtuar nga pjesëmarrja në qeverisje, shërebime publike dhe gradualisht e gjithë kjo solli spatrimin etnik që e kemi parë të gjithë”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari tha se shqiptarët e Kosovës kanë afeksion me njëri-tjetrin ndryshe nga ata të Shqipërisë.

“Ishin të ndryshëm nga shqiptarët e Shqipërisë. Sipas mendimit tim, nuk e kishin humbur afeksionin ndaj njëri-tjetrit. Ishin të lidhur me njëri-tjetrin. Po spekuloj. Ju lutem mirëkuptojeni që thjesht është mendimi im. Shqiptarët e Shqipërisë janë të ndarë kryesisht në tri zona: Veriu që ka gjakmarrje, klane edhe kjo është pjesa dominuese e historisë dhe kulturës së Shqipërisë. Shqipëria e mesme është disi më ndryshe, më e përzier dhe Shqipëria e Jugut është shumë më e ndikuar nga Greqia”, tha ai.

Për Shqipërinë, Duncan tha se nuk mund të thuash se është një shoqëri homogjene.

“Por, pjesa kosovare kryesisht vijnë nga Shqipëria e Veriut; koncepti i nderit, besës. Nuk e di si ta shpjegoj; gjakmarrja, Kanuni ka qenë baza e shoqërisë. Është mënyra se si ata e perceptonin shoqërinë”, tha Duncan.

Dëshmitari tha se është skocez dhe gjëja e parë që bëjnë me të panjohurit është të pyesin se nga e kanë familjen dhe mos kanë afërsi mes vete. Ngjashëm tha se e bëjnë edhe kosovarët.

“Është një mënyrë e ngjashme e të menduarit”, tha Duncan.

Sipas dëshmitarit, kur shoqëritë cenohen, këto lidhje bëhen më të forta, gjë që ka ndodhur edhe në Britani.

“Gjaku s’bëhet ujë”, tha dëshmitari.

 

Të tjera

Showbiz

Jori shkëlqen në paraqitjen e fundit

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania,

Aktuale

AUV: Peshku në tregun e Kosovës nuk paraqet rrezik për shëndetin publik

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes