Analisti politik, Xhavit Drenori ka thënë se është kundër kërkesës së partive tjera që LVV-së të ndërrojë kandidaten për kryeparlamnetare dhe poashtu që Nisma Socialdemokrate të marrë postin e kryetarit të Kuvendit me vetëm 3 deputetë.
Sipas tij, kjo do t’ia humbiste vlerës garës demokratike zgjedhore.
Drenori në “InfoNata” thotë se personalisht më të arsyeshme e sheh shkuarjen në zgjedhje se të ketë raste të tilla.
“Nuk duhet të krijojmë raste kur një parti minore të përcaktojë kush e udhëheqë shtetin, sepse atëherë nuk vlerë gara demokratike zgjedhore. Personalisht, po ju thamë sinqerisht jam kundër. Si qytetar i këtij vendi më me dëshirë e shoh vendin në zgjedhje edhe pse nuk e kemi hiq luksin e asaj pune, sesa t’i jepet kryeparlamentari një partie me tre deputetë. Jam që në këtë shtet, kur të dalim në zgjedhje ai që i fiton zgjedhje e ka legjitimitetin e popullit mi bë institucionet, kjo sa i përket konstituimit të Kuvendit”, ka thënë Drenoni.
Ai ka thënë se në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Vetëvendosje është duke vepruar drejt.
Drenori ka vlerësuar se sipas situatës aktuale, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.



Të tjera
Showbiz
Koha kur Benita s’kursente veten për poza provokative
Njëra ndër banoret më të përfolura
Ekskluzive Lajme
1 vit nga vrasja makabre e të riut nga Ferizaj, vetëm një seancë gjyqësore deri tani
Janë bërë një vit që kur
Aktuale
1 muaj kohë për presidentin e ri, Haradinaj ‘‘sfidon’’ Osmanin e ‘‘pasigurt’’
Deri me 4 mars Kosova duhet