Drama’ e zgjedhjeve në Mitrovicën Jugore po vazhdon akoma. Kjo për shkakun se rezultati mes dy kandidatëve kryesor atje, me Arian Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Faton Pecit, të Lëvizjes Vetëvendosje, shfaq një diferencë të vogël mes tyre, më saktësisht nga rezultate preliminare, dallimi është 28 vota.
Pas këtyre rezultateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë është duke zhvilluar verifikimin e rezultateve. Edhe pse në disa komuna ka përfunduar, në Mitrovicën jugore ende po vazhdon. Për dallim nga rezultatet e para, për momentin diferenca mes dy kandidatëve atje është më e madhe.
Lidhur me këtë proces, Gazeta Express ka siguruar disa fotografi nga procesi i verifikimit, që dëshmojnë parregullsi që janë krijuar gjatë procesit të parë të numërimit.
Kështu, në njërën nga fotot, shihet se si gjatë verifikimit, ka pasur ndryshim rezultati për Arianin. Përderisa gjatë numërimit, Tahiri i janë shënuar 207 vota në një vendvotim, në verifikim atij i kanë rezultuar 214.
Përveç kësaj, në fotografi shihen edhe parregullsi të tjera.
Derisa në flet-raportet, shënohen me patjetër edhe ‘’Numrat e shiritave për mbylljen e kapakut të kutisë së votimit’’, në njërën prej këtyre raporteve, numrat mungojnë.


Po ashtu, në foto shfaqen edhe fletëvotime të dëmtuara. Fletëvotimet, ku është votuar për Arian Tahirin, shihen se janë dëmtuar në pjesën e sipërme.

Tahiri, rezultat tjetër i ka dal edhe në një tjetër raport verifikimi. Kandidatit të PDK-së, në procesin e verifikimit, siç shihet në foton e mëposhtme, i kanë dalë 57 vota, për dallim nga 44 ku i ka pasur në procesin e numërimit.

Të tjera
Aktuale
Kosova rrezikon fondet e BE-së për shkak të mungesës së institucioneve funksionale
Komisioni Evropian ka njoftuar dje
Lajme
Balotazhi: Abrashi i VV-së bën koalicion me partinë e Emilja Rexhepit në Prizren
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje
Aktuale
Verifikohen afër 95% të votave, dallimi mes Tahirit dhe Pecit është 228 vota
Në Qendrën Komunale të Numërimit në