Deputeti kanadez Kyle Seeback ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova gjatë një fjalimi në Parlamentin e Kanadasë.
Ai theksoi se Kanadaja ishte ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, duke shprehur krenarinë e tij për këtë fakt.
“Javën tjetër Kosova do të festojë 18-vjetorin e Pavarësisë. Jam i lumtur si kanadez që ishim ndër shtetet e para që e kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Gruaja ime është nga Kosova dhe ne kalojmë kohë atje në pushime, shijojmë ushqime shumë të mira dhe mësova shumë për kulturën e pasur të tyre. Kosovarët janë krenarë me vendin e tyre. Kam edhe një këshillë, nëse jeni në Kosovë duhet ta shijoni makiaton më të mirë që e kam pirë në jetën time, në Rahovec. Djali im Williams Kastriot është emëruar pas njeriut që përfaqësoi guximin dhe pavarësinë”, është shprehur Kyle Seeback, transmeton Klankosova.tv
Seeback bëri të ditur se djali i tij mban emrin e dytë Kastriot.
Në fund të fjalimit, deputeti Seeback uroi në gjuhën shqipe: “Urime Dita e Pavarësisë”.
Kujtojmë se Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, ndërsa Kanadaja ishte një nga vendet që e njohu shtetin e ri në ditët e para pas shpalljes.




Të tjera
Aktuale
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18 vjetorin e pavarësisë, valon krahas atij të SHBA’së
Flamuri i Kosovës është ngritur në
Aktuale
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Ambasada e Kosovës në Washington DC
Aktuale
Kurti iu kërkon deputetëve gjermanë më shumë investime në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin