Gjashtë gazetarë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë reaguar publikisht kundër, siç e quajnë ata, një vendimi arbitrar për përjashtimin e tyre nga moderimi i emisioneve informativo-publicistike, duke e cilësuar situatën si “censurë alarmante dhe presion politik” brenda Transmetuesit Publik.
Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga gazetarja Meneta Zekaj Nushi, bashkë me kolegët Blerta Foniqi-Kabashi, Jehona Zhitia, Edona Musa, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami, thuhet se më 22 gusht, në fund të orarit të punës, u njoftuan pa paralajmërim se nuk do të jenë më pjesë e emisioneve që kanë moderuar deri tani.
“Të premten, në fund të orarit të punës, morëm një njoftim të paparalajmëruar dhe joligjor, me të cilin përjashtohemi nga moderimi i emisioneve. Kemi kërkuar takim me menaxhmentin, por nuk kemi marrë përgjigje,” ka shkruar Zekaj-Nushi.
Sipas reagimit, vendimi lidhet drejtpërdrejt me presionin politik, pasi magazinat në fjalë shpesh kanë përfshirë intervista me përfaqësues të partive politike në pushtet, të cilët, sipas tyre, janë ankuar për shkak të ballafaqimeve profesionale në studio.
“Skema programore është ndryshuar në mënyrë të paligjshme, pa vendim të Bordit të RTK-së, i cili aktualisht nuk është funksional. Largimi ynë ka vetëm një qëllim: heshtjen e zërave të pavarur në Transmetuesin Publik,” thuhet në reagim.
Gazetarët po ashtu pretendojnë se janë përballur me presion të vazhdueshëm dhe akuza të pabazuara nga eprorët, të cilët nuk kanë pranuar t’i dokumentojnë ato në mënyrë zyrtare.
Ata paralajmërojnë se do të ndjekin rrugë ligjore për mbrojtjen e të drejtave të tyre, ndërsa theksojnë se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim profesional, “të panënshtruar dhe objektivë”.
“Ky është një alarm serioz për funksionimin e Transmetuesit Publik dhe për demokracinë në vend”, thuhet në reagim.
Të tjera
Aktuale
Një muaj nga vrasja e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij ende në arrati
Gjilani u trondit rëndë më 10
Lajme Opinione
Isuf Bajraktari: Fitues i vogël në mesin e të vegjëlve
Në Kosovë sot nuk kemi pozitë
Lajme
Ndalohet kontrabanda e “botoksit” e “fillerëve”, Dogana e Kosovës tregon vlerën
Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së