Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një shtëpi në fshatin Savrovë të Suharekës në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe frikë te banorët lokalë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rreth orës 03:18, qytetari Sadri Rudaj ka alarmuar Policinë, duke raportuar se në rrugën “2 Qershori” ishte shpërthyer zjarr në shtëpinë e Nafije Rudajt.
Menjëherë pas thirrjes, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, zjarrfikësit dhe një njësi e KEDS-it.
Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, zjarri ka shpërthyer fillimisht në hapësirën nën kulm dhe më pas është përhapur në një aneks të shtëpisë, ku ndodheshin mjete pune të llojeve të ndryshme. Si pasojë, janë djegur para të gatshme në vlerë prej 8,500 euro, ndërsa kulmi dhe aneksi janë dëmtuar plotësisht.
Ajo që ka ngritur më tej shqetësimin është dyshimi i ankueses, e cila deklaroi për Policinë se në nën kulm ka pasur rreth 20,000 euro ari, për të cilin mbetet të vlerësohet nëse është dëmtuar apo jo.
Rreth orës 05:00, zjarri është lokalizuar plotësisht, ndërsa të gjitha njësitë e reagimit emergjent kanë lënë vendin e ngjarjes në ora 05:15. Deri më tani, shkaku i shpërthimit të zjarrit mbetet i panjohur, ndërsa hetimet për ndriçimin e plotë të rastit janë duke vazhduar.
Sinjali do të përcjellë çdo zhvillim të ri rreth këtij rasti të rëndë që ka rezultuar me dëme të mëdha dhe pasiguri për pasurinë e banorëve.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite