Një incident është shënuar në Gjermani, ku një autobus i kompanisë “Pranvera Travel” ka marrë flakë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar pronari i kompanisë, i cili ka bërë të ditur se autobusi nuk ka pasur udhëtarë dhe se ishte në kthim nga një servis në qytetin Dortmund, ku ishte dërguar për një rregullim teknik.
“Autobusi ka marrë flak në Gjermani ka qenë në një servis të autobusit, nuk ka pasë as udhëtar, as kurgjo, veç një shofer ka qenë. U kanë diçka në servis diçka për rrymë, vetëm servisi e ka bë një gabim teknik, ku duke u kthyer nga servisi, 10 km larg e ka kapur flaka autobusin.”, tha pronari i kompanisë “Pranvera Travel”

Ai shtoi se përgjegjësia për djegien bie mbi servisin ku ishte riparuar autobusi dhe se kompania ka nisur procedurat ligjore kundër tyre.
“Autobusi ka qenë në Dordmund, ka shku vetëm në servis me rregullu diçka me rrymë ka qenë gabim i servisit, tash jam duke shku me paditë atë.”, potencoi ai



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite