Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rëndësinë që kjo ka për të ardhmen e rajonit.
“Nuk ka të bëjë vetëm me përmirësimin e marrëdhënieve, por është e një rëndësie esenciale për të ardhmen e Serbisë. Është koha të lihet prapa e kaluara dhe të punohet për të ardhmen e përbashkët. I ftoj përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës të vinë në Bruksel sa më shpejt të jetë e mundur dhe të diskutojnë për hapat konkret përpara”, ka deklaruar Kallas.
Gjatë vizitës në Beograd, ajo foli edhe për zhvillimet në rajon, me theks të veçantë në Bosnje e Hercegovinë.
“Biseduam për situatën në Bosnje e Hercegovinë, i theksova Vuçiqit se e ardhmja e rajonit varet nga Serbia”, ka shtuar ajo në konferencën për media pas takimeve me zyrtarët serbë.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite