Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është raportuar pasditen e së mërkurës në Prishtinë.
Sipas informatave, më 24.12.2025 rreth orës 17:30, në rrugën “Xhelal Hajda”, viktima N. B. H, rreth 36-vjeçare ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj Sh.H., rreth 38-vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, mirëpo ajo ka refuzuar të pranojë ndihmë mjekësore. Palët janë intervistuar nga zyrtarët policorë, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Departamentit për Dhunë në Familje.
Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.



Të tjera
Lajme
Trump kritika të forta Evropës: Anëtarët e NATO-s nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoi
Aktuale
Osmani s’deklarohet për vendimin e Kushtetueses
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk
Aktuale
Një muaj afat, Osmani thirrje që sot të caktohet data e seancës për presidentin – çfarë lëvizje do të bëjë Kurti
Dje, Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin e