Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në mëngjes në Prishtinë.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë me dije se incidenti është regjistruar rreth orës 08:20, në rrugën “Zenel Salihu”, ku i dyshuari V.H., rreth 35-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, L.L., rreth 47-vjeçare.
Sipas informacioneve, i dyshuari e ka goditur me grushte në kokë dhe në fytyrë, ndërsa më pas e ka shtyrë për shkallët e një shtëpie, duke i shkaktuar lëndime trupore.
I dyshuari është arrestuar menjëherë nga policia dhe është intervistuar në prezencë të avokatit. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti “Dhunë në familje” dhe ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim për ndalim policor.
Janë njoftuar me shkrim njësitë përkatëse të Qendrës për Punë Sociale dhe Njësia për Mbrojtjen e Viktimave, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.



Të tjera
Lajme
Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit
Ka më shumë konfuzion rreth armëpushimit
Aktuale
Prapaskenat: Kush i luajti fijet për marrëveshjen mes Trump dhe Khameneit
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë u habitën
Aktuale
Trump paralajmëron se “të shtënat do të fillojnë” nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar