Një rast tronditës i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në Fushë Kosovë, ku një vajzë e mitur është rrëmbyer dhe dhunuar nga ish-bashkëshorti i saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 21 shtator 2025, rreth orës 22:30, në rrugën “Bedri Pejani”, ku i dyshuari E.B rreth 25-vjeçar ka detyruar me dhunë ish-bashkëshorten e tij, A. M. rreth 17-vjeçare, së bashku me një dëshmitare, të hyjnë në veturën e tij. Ai më pas i ka dërguar në fshatin Zllashë, pa dëshirën e tyre.
Sipas deklaratës së viktimës, gjatë rrugës, i dyshuari e kishte goditur disa herë me grusht në fytyrë. Pas lokalizimit të veturës nga policia në fshatin Zllashë, aty janë gjetur vetëm viktima dhe dëshmitarja, ndërsa i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.
Viktima është intervistuar nga njësia e Hetimeve në prani të një punëtori të QPS-së, ndërsa asaj i është ofruar edhe ndihmë mjekësore.
Me urdhër të prokurorit kujdestar për rastet e dhunës në familje, rasti është iniciuar si “Dhuna në familje” dhe hetimet po vazhdojnë.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet