Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka theksuar se edhe pse gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë në dukje, ajo mbetet ende e ndjeshme për shkak të tensioneve politike të pazgjidhura.
Barduani ka ritheksuar përkushtimin e NATO-s për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, duke vlerësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si rrugën e vetme drejt zgjidhjeve afatgjata.
Gjeneralmajori italian tha se NATO-ja ka qenë e pranishme në Kosovë që nga përfundimi i luftës më 1999 dhe ka ndikuar dukshëm në përmirësimin e sigurisë.
Nga 50 mijë ushtarë në vitin 1999, KFOR-i është transformuar në një forcë më të vogël, por më fleksibile, me rreth 4.600 trupa aktualisht.
“Pavarësisht përmirësimeve, situata është ende e brishtë. Tensionet e vitit 2023 dhe incidentet e fundit, përfshirë sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmojnë se paqja nuk është e garantuar”, tha Barduani në Dukagjin.
Ai konfirmoi se KFOR-i ka marrë masa parandaluese, duke forcuar praninë e saj në terren dhe duke bashkëpunuar ngushtë me komunitetet lokale, Policinë e Kosovës dhe institucionet vendore të sigurisë.
Sa i përket incidentit të vitit të kaluar në Zveçan, ku ushtarë të KFOR-it u plagosën në përballje me protestuesit serbë, Barduani tha se dhuna ishte e papranueshme dhe ka kërkuar që fajtorët të dalin para drejtësisë.
Ai shprehu keqardhje për mungesën e progresit në këtë drejtim dhe tha se NATO ka reaguar duke dërguar 1.000 trupa shtesë.
Lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, komandanti i KFOR-it përsëriti qëndrimin se hetimi i ngjarjes është jashtë mandatit të tij dhe i takon autoriteteve të zbatimit të ligjit.
Në lidhje me raportimet për rritjen e pranisë ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, Barduani u shpreh se nuk ka pasur shkelje të procedurave të NATO-s dhe se situata në vijën administrative është nën kontrollin e plotë të KFOR-it.
Ai tha se ekziston bashkëpunim i rregullt me Forcat e Armatosura të Serbisë dhe institucionet e sigurisë së Kosovës.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make