Agjencia e Regjistrimit Civil ka marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të masës që pamundësonte regjistrimin e automjeteve për shkak të gjobave të papaguara, pas reagimeve nga komuniteti i biznesit.
Ky vendim është bërë i ditur gjatë një takimi mes zyrtarëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) dhe përfaqësuesve të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e DHTIK-ut, në këtë takim është diskutuar rreth problemeve që kjo dhomë thotë se po përballen bizneset dhe sidomos ato të veturave me qira, lizingut, taksive, transportuesve, të cilave sipas DHTIK po u pamundësohet regjistrimi i automjeteve, shkaku i gjobave të papaguara.
“Anëtarja e Bordit, Aida Selimi – Shabani, ka shprehur shqetësimin e DHTIK-së dhe bizneseve të saj, në lidhje me këtë veprim, duke vënë theksin në dëmin që po u shkaktohet bizneseve nga aplikimi i një dispozite (Neni 89, paragrafi 4 i Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor), e cila kushtëzonte regjistrimin me pagesën e gjobave duke i bllokuar flotat e automjeteve të tyre, si dhe duke i obliguar që të paguajnë të gjitha gjobat përnjëherë duke i vendosur në situatë të vështirë financiare e pa mundësi ankese”, thuhet në njoftim.
Selimi – Shabani, ka shtuar se ky kushtëzim shkel të drejtat themelore të personave fizik/juridik siç është e drejta e pronës, dhe si mase është joproporcionale, duke inkurajuar gjithashtu në mënyrë të tërthortë rritjen e numrit të automjeteve të paregjistruara që qarkullojnë në trafik.
Vendimi për pezullimin e përkohshëm do të vlejë deri në zgjidhjen e kësaj çështje.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet