Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin gjerman të Halle (Saale) të dielën në mesditë, ku një burrë goditi me thikë disa persona përpara një ndërtese banimi në zonën e njohur si Magistrale. Policia atje ka dalë me detaje të reja për ngjarjen.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia gjermane, tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit – ndër ta edhe një vajzë 11-vjeçare, raporton Focus.de
Autoritetet thanë se të plagosurit janë një burrë 29-vjeçar me plagë të rënda, një burrë tjetër 47-vjeç me lëndime të lehta dhe një vajzë e mitur që fatmirësisht ka pësuar vetëm plagë të lehta me prerje. Të tre janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Sipas raportimeve të para, sulmit i ka paraprirë një debat, ku dyshohet se shkak ka qenë zhurma që po bënin fëmijët në hyrje të banesës. Dëshmitarë okularë të cituar nga gazeta “Mitteldeutsche Zeitung” thanë se sulmuesi ka dalë nga banesa dhe ka goditur me një thikë të gjatë disa fëmijë që ishin ulur para hyrjes.
Autori i dyshuar është një 46-vjeçar nga Kosova, i cili u arrestua pak minuta pas ngjarjes nga policia. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të incidentit, si dhe llojin e mjetit të përdorur në sulm.
Policia është duke kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur disa markime për mbledhjen e provave materiale. Pamjet nga vendi tregojnë praninë e forcave të shumta policore dhe njësive të emergjencës.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, veçanërisht për shkak se në shënjestër ishin fëmijë. Autoritetet kanë premtuar zbardhje të plotë të rastit dhe shtim të masave për sigurinë në lagje.



Të tjera
Lajme
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Importet e gazit të Irakut nga
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu