Seanca në rastin e Liridona Ademajt është duke vazhduar.
Dëshminë e tij në seancë po e vazhdon Valon Lluka.
Lluka është person ii parë që Naim Murseli e kontaktoi menjëherë pas vrasjes së bashkëshortes së tij.
Dëshmitari Lluka me këtë rast iu përgjigj pyetjeve të prokurores, duke zbardhur momentet e para pas ngjarjes tragjike.
Prokuroria: “A jeni i vetëdijshëm që ju jeni personi i parë që Naim Murseli ka kontaktuar pas vrasjes së bashkëshortes së vet?” Dëshmitari: “Po.”
Prokuroria: “A mund të kujtoheni, kur ju ka thirrë Naimi, a ju ka thënë prej nga po thërret”:
Dëshmitari: “Nuk më ka thënë prej nga më thërret, nuk më kujtohet”.
Prokuroria: “A ju ka thënë në bisedën e parë që bashkëshortja Liridona i është vrarë?”
Dëshmitari: “Po, e ka cekur që na kanë gjuajtur dhe na kanë vrarë në këtë formë”.
Prokuroria: “Kur ju ka thënë këtë, a e keni ditur nga telefoni kujt po ju thërret”?
Dëshmitari: “Jo, nuk ka qenë telefoni i tij. Më ka thirrur me një numër i cili në fund përfundon me numrin 417. Nuk ju kam lajmëruar, nuk e kam njohur numrin saktësisht, ora ka qenë 8:32 minuta. Urgjent çele, urgjente Naimi”. “Çele, çele,çele”, tregon dëshmitari para trupit gjykues.
Dëshmitari: “Ja kam kthyer, më falni, cili Naim, se jam me mysafirë”. Dëshmitari: “Murseli, o Valon, na kanë vrarë…” Ka qenë shkrim i paqartë.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet