Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arjeta Abazi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për bllokimin e vazhdueshëm të punës së Kuvendit, duke theksuar se kjo parti po e trajton pushtetin si pronë personale dhe po e dëmton funksionimin e institucioneve.
Në një deklarim në foltoren e Kuvendit pas dështimit të 49-të për konstituim, Abazi ka thënë se institucioni më i lartë ligjvënës në vend është kthyer në një teatër të stërzgjatur, ku skena politike dominohet nga interesat partiake dhe jo nga nevoja për zgjidhje.
“Seanca pas seance dhe ende s’po arrijmë të ecim përpara. Kuvendi është kthyer në teatër të stërzgjatur, ku aktorët kryesorë janë më shumë të interesuar për skenën sesa për skenarin,” deklaroi ajo.
Ajo shtoi se situata aktuale nuk është pasojë e ndonjë emergjence reale, por rrjedhojë e një sjelljeje të papërgjegjshme nga ana e VV-së, e cila sipas saj, nuk po kupton se pushteti duhet të jetë në funksion të qytetarëve, jo i një grupi të caktuar.
“Një parti për 20 vjet që luftoi për të ardhur në pushtet, e sot, në vend se ta përdorë për të ndërtuar, po e shkatërron për shkak të kokëfortësisë dhe arrogancës,” u shpreh Abazi.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet