Korab Rashiti, deputet shqiptar në kantonin e Bernit, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për bllokadën aktuale.
Ai ka vlerësuar se të dy liderët duhet të largohen nga pozitat që i mbajnë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Osmani dhe Kurti ndryshe paraqiten para publikut e ndryshe janë në prapaskenë.
“Ai e provoi dhe ia doli me sukses deri te ngjitja në pushtet si Kryeministër. Tashmë ngjyra është shpallur: ky njeri do ta fundosë vendin, sepse është i etur për pushtet. Dhe ata që ende e mbështesin, po na çojnë – ngadalë, por sigurt – drejt një republike të kuqe. Jo vetëm për shkak të mënyrës se si veprojnë dhe ideve që i përhapin, por pikërisht sepse po zbatojnë një program socialist në Kosovë. Bllokada aktuale nga lideri i LVV-së nuk është një aksident i rastësishëm i një republike të re – ajo është një alarm serioz që tregon se shteti ynë nuk ka nevojë për manipulatorë të opinionit, për demagogë apo për kapës të aparatit shtetëror. Kjo bllokadë është një thirrje e fuqishme që na paralajmëron për një gabim që nuk guxojmë ta përsërisim – sepse herën tjetër mund të na kushtojë gjithçka”, ka shkruar ai, duke i treguar arsyet se pse Osmani dhe Kurti duhet të largohen nga pozitat që i mbajnë.
“Dy figura politike duhet të largohen urgjentisht nga pozitat që i mbajnë dhe i kanë mbajtur: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Sepse këta të dy, edhe pse publikisht luajnë role të ndryshme, në prapaskenë qëndrojnë dorë për dore – dhe rrezikojnë ta çojnë Kosovën drejt një akti të pakthyeshëm”, ka vlerësuar ai.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga