Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka thënë se kryetari i kësaj partie, Albin Kurti po zhvillon bisedime me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate për të dalë nga ngërrçi politik.
Ai ka thënë se “beson që bisedimet kanë vazhduar edhe 48 orët e fundit”.
“Kurti është duke zhvilluar edhe disa bisedime me Nismën Socialdemokrate apo z.Limaj dhe po presim që në ditët në vijim, ngërrçi të zgjidhet sa më shpejt.
Kam qenë jashtë vendit, nuk kam qenë as në mbledhje të grupit parlamentar, por e di që z.Kurti është duke punuar për të dalë nga ky ngërrç dhe besoj që ka biseduar edhe në këto 48 orët e fundit” – tha ai në “Tëvë1”.
Theksojmë se në një konferencë për media të enjten, Limaj tha se “së shpejti do të krijohet shumica parlamentare”.
“Siguroj se së shpejti do të ketë shumicë. Kur bisedoni, ka një kod të komunikimit, nuk mundesh me thane po ose jo. Duhet më gjerësisht, kërkoj mirëkuptim. Do ta keni krejt ku jemi. Ajo që mund të sigurojë është se Nisma do të jep kontribut për të tejkaluar krizën” – ka thënë ai.
Ndërkohë, të premten dështoi për herën e 20-të konstituimi i të Kosovës.



Të tjera
Lajme
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Importet e gazit të Irakut nga
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu