Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi ka folur për situatën aktuale politike në vend.
Për kritikat e LVV-së se partitë tjera të ish-opozitës janë në sinkron në votim me Listën Serbe, Xhaferi tha se këta që po kritikojnë, për luftën kanë dëgjuar vetëm në televizor.
“Është për gjynah kur dikush i flet një Gjenerali, ne i kemi dy që kanë luftuar për këtë vend (Anton Quni dhe Fadil Hadërgjonaj). Dhe kush po iu thotë? Pra kemi ardhur në një pikë se kush po iu thotë atyre për bashkëpunim me Listën Serbe”.
“Kur i përmendim emrat e përveçëm në LVV, janë emra të përveçëm që pjesën e luftës e kanë parë vetëm në televizor. Apo kur e kam dëgjuar kryeparlamentarin kur flet për shkollimin e zotit Haradinaj. Një njeri që ka qenë në luftë, ti nuk duhesh me hy në tema të tilla. Unë nuk e kuptoj ndonjëherë se nga buron ky guxim politik për me i fy krejt eksponentët politikë”, u shpreh Xhaferi. /Klan Kosova



Të tjera
Aktuale
Kurti do t’i dërgojë prapë ftesa opozitës për takim
Deputeti i LVV-së, Enver Haliti, tha
Lajme
Hoti nga Krusha e Vogël kërkon që Serbia t’i hapë arkivat për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat
Lajme
Feraj flet para Kurtit: Gjykata s’mund ta zgjidhë krizën, vetë Kushtetuta është me “difekte”
Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje thotë