Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se AAK-ja nuk do ta mbështesë kandidimin e Limajt për krye parlamentar nëse ndodh diçka e tillë.
“E kemi thënë disa herë që në asnjë rrethanë nuk do ta votonim Fatmir Limajn për kryeparlamentar’’, ka deklaruar Brahimaj për Front Online.
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të ditur se në fundjavë do të zhvillohet një takim mes kreut të këtij subjekti politik, Fatmir Limajt dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Izmaku beson se Limaj dhe Kurti do ta arrijnë një marrëveshje në fundjavë.
Ajo mohoi se Nisma ka hequr dorë nga kërkesa për postin e kryeparlamentarit
“Jo, absolutisht, ne jemi në atë diagonale të bisedimeve me çështjen që zoti Limaj të jetë në krye të Kuvendit dhe të presim në fundjavë që të ketë një epilog pozitiv të bisedimeve”.
Limaj, siç tha Izmaku, do të dalë “mbi egot personale dhe partiake”.
“Të shpresojmë që më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj pra, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend. Sikur të gjithë të kishim mendu nga fillimi që t’i tejkalojmë inatet dhe egot personale, besoj që sot kishim diskutu për ligje”, tha ajo.
Izmaku tha se presin që epilogu i “kafes apo drekës”, të jetë pozitiv.
“Të shpresojmë pra që kjo marrëveshje, këto bisedime që kanë shkuar me muaj të tërë ta prodhojnë një rezultat dhe Kosova të ketë institucione”.



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur