Publicistja dhe pronarja e Grupit “Koha”, Flaka Surroi, ka reaguar pas një shkrimi të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, rreth të burgosurit të arratisur që u vra në Serbi, Faton Hajrizi, që u varros të dielën, duke thënë se ky deputet po lartëson një kriminel dhe një vrasës.
“Në Klinë të Ulët sot në një organizim madhështor të ceremonisë së varrimit, së bashku me mijëra qytetarë i dhamë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit” – shkroi deputeti Haxhiu të dielën në llogarinë e tij në “Facebook”, ku publikoi disa fotografi nga varrimi, në njërën prej të cilave shihej edhe ai.
“Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë. Deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë!” – shkroi më tej deputeti i PDK-së.
Duke e publikuar si “screenshot” shkrimin e Haxhiut, Surroi në llogarinë e saj në “Facebook” shkroi: “Nuk e besova me të ndime derisa nuk e lexova. Ky njeri është deputet i Kosovës – deputet që e lartëson një kriminel (sa nuk e shpall hero), një vrasës që i ka ikur drejtësisë dhe që ka zgjedhur Serbinë për t’u strehuar nga ndjekja.”
Faton Hajrizi u vra muajin e kaluar në Serbi, afër kufirit me Bosnjën. Ai ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.



Të tjera
Aktuale
“Qeveri pa Kurtin”, ekspertja gjermane: Partnerët ndërkombëtarë do të ishin më të hapur ndaj një qeverie nën dikë tjetër
Kosova voton për herë të dytë
Aktuale
AUV-i konfirmon se qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka
Lajme
Pesë shtetet ku Krishtlindja është e ndaluar
Derisa në shumicën e vendeve të