Departamenti Amerikan i Shtetit:Kurti shkeli “vijën e kuqe”

SHBA shpjegon arsyet e vendimit për ndërprerje të dialogut strategjik me Kosovën. Vendimi pasoi veprimet që “kanë krijuar ndasi dhe jostabilitet”, sipas zyrtarit amerikan.

Një zyrtar i lartë amerikan nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Çështje Europiane është shprehur, se për SHBA ishte tejet shqetësuese përpjekja konkrete e Kurtit për t’ia pamundësuar Listës Srpska pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Zyrtari i lartë u shpreh, se ka një varg veprimesh të autoriteteve kosovare lidhur me veriun e Kosovës që mendojmë se ishin destabilizuese dhe për të cilat SHBA-ja ka ngritur shqetësime. “Gjëja e vetme që do ta theksoja veçanërisht, që për ne ishte më shqetësuese, ishin përpjekjet konkrete për t’ua pamundësuar qytetarëve të Kosovës, dhe në këtë rast serbëve të Kosovës, që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, si në kuptimin e gjerë ashtu edhe në pozitat udhëheqëse në institucione”.

Ky ishte shkaku, sipas zyrtarit të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë një bisede me të përditshmen kosovare Koha, që SHBA mori vendimin për pezullim të dialogut të planifikuar strategjik. Albin Kurti. Sipas SHBA u shkel “vija e kuqe”, sidomos me “përpjekjen për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje”. Ndaj qeverisë së Kosovës u ndërmorën veprime edhe nga BE. Për shkak të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri,  Bashkimi Evropian në vitin 2023 i ka vënë Kosovës disa sanksione.

SHBA nuk tërhiqet nga KFOR

Ndërprerja e dialogut strategjik nuk ka pasoja për angazhimin amerikan në KFOR.  Nga Departamenti Amerikan u konfirmua, se prania amerikane në KFOR është thelbësore për interesat amerikane për paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Por nuk janë përjashtuar zgjerim masash në fusha të tjera, nëse qeveria në detyrë apo një qeveri e ardhshme vazhdon me veprime të njëjta si deri tani.

Kurti: Marrëdhëniet me SHBA nuk janë prishur

Pas ndërprerjes së dialogut strategjik me Kosovën, kryeministri në detyrë Albin Kurti e pranoi se Qeveria e tij në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me Shtetet e Bashkuara, por nguli këmbë se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë prishur. Sipas Kurtit, “dallimet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë”.

Zytrari amerikan ka theksuar se “strukturat paralele të Serbisë duhet të integrohen brenda institucioneve të Kosovës, porse kjo duhet të bëhet në atë mënyrë që të sigurohet zgjidhje afatgjatë dhe e qëndrueshme”. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, disa ditë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit u është drejtuar qytetarëve serbë përmes një videomesazhi, ku njoftoi se “gjatë mandatit të ardhshëm” Qeveria do të punojë për integrimin e arsimit dhe shëndetësisë në një sistem të vetëm, duke bashkuar përvojat dhe forcat me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian,  vendet e QUINT-itdhe KFOR-in. Lista Srpska, që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës, reagoi ndaj këtyre deklaratave të Kurtit, duke theksuar se “integrimi i arsimit dhe shëndetësisë në sistemin kosovar nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje”, dhe e ka cilësuar këtë si “kërcënim për komunitetin serb”. (DW)

 

 

Të tjera

Showbiz

Jori shkëlqen në paraqitjen e fundit

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania,

Aktuale

AUV: Peshku në tregun e Kosovës nuk paraqet rrezik për shëndetin publik

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes