Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, duke i lënë deputetëve afat 12 ditë për ta përmbyllur këtë proces.
Seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet sot nga ora 10:00, ndërsa në rend dite pritet të jetë zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi, ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ajo tha se qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë çështje është i qartë, megjithatë deri më tani nuk është zhvilluar ndonjë diskutim i brendshëm për mënyrën e veprimit.
“Sot jemi në seancë dhe qysh merren vesh serbët se kënd e propozojnë, ajo është punë e tyre si komunitet. Si Lëvizje është i qartë qëndrimi jonë, megjithatë nuk e kemi diskutuar ende këtë çështje”, tha Demi-Murtezi.
E pyetur nëse deputetët e Vetëvendosjes do të votojnë për nënkryetarin nga komuniteti serb, ajo tha se ende nuk kanë një plan konkret, por që qëndrimi ndaj kandidatëve të Listës Serbe mbetet i pandryshuar.
“Ne do ta shohim fillimisht se si po e konstruktojmë krejt këtë çështje, nuk kemi ndonjë plan konkret, ne kemi qenë të qartë sa i përket kandidatëve të Listës Serbe, nuk ka ndonjë ndryshim”, tha ajo për Front Online.
Deputetja Labinotë Demi-Murtezi tha se dëmi më i madh u bë kur Lista Serbe u certifikua si parti politike, dhe ngriti shqetësimin se si mund të votohet një deputet i tyre për nënkryetar të Kuvendit, duke marrë parasysh dyshimet në lidhje me ta.
“Dëmi i madh është bërë kur është votuar për certifikim të tyre si parti politike, përndryshe ne po shohim video të reja që pa dalin në Banjskë, ka dyshim edhe për involvim të deputetëve të Listës Serbe, qysh me votu atë për nënkryetar të Kuvendit”, tha Demi-Murtezi.
Të tjera
Aktuale
KEDS mobilizon afro 500 punëtorë ditën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit
Në kuadër të përkushtimit maksimal për
Aktuale
Pas zgjedhjes nënkreytar i Kuvendit, Rashiq do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit
Ministri në detyrë për Komunitete dhe
Aktuale
Në audio-incizimin e të dyshuarit për spiunazh Fatmir Sheholli, bashkëbiseduesit pretendohet se janë Duda Balje dhe Amir Rrustemoviq
Radio Televizioni i Kosovës (RTK), të