Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se është i domosdoshëm një takim i thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani, me partitë politike për gjetjen e një zgjidhje për të dal nga ngërçi politik. Sipas saj, bllokada politike për formimin e institucioneve është bërë shumë serioze si pasoj e qasjes bllokuese të Vetëvendosjes.
‘’Ne e kemi konsideruar të nevojshme që duhet të ketë një takim të ftuar nga presidentja e vendit me të gjithë akerët politik për të bërë përpjekje që dalim nga kjo situatë. PDK-ja është e hapur për secilin takim. Që nga mbarimi i zgjedhjeve ka mbajtur takime pothuajse me të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë dhe jemi të interesuar që t’i hapim rrugë zhbllokimit, prandaj është e nevojshme që çdo çelës që e nxjerrë situatën nga ky pozicion të jetë i rëndësishëm dhe të jetë i domosdoshëm që ta tejkalojmë ngërçin politik tre mujor”., ka deklaruar ajo për rtv21.



Të tjera
Aktuale
30 persona do të intervistohen për manipulime me vota në Deçan e Junik
Gazeta Sinjali ka mësuar se 30
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së