Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka dhënë sqarime lidhur me deklaratën e tij për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit, pas reagimeve të shumta në publik.
Rashiq ka theksuar se fjalët e tij janë marrë jashtë kontekstit.
“Kjo ka ndodhur saktë lidhur me vizitën e Patriarkut atëherë kjo është mos gabofsha në fillim të 2023 dhe përmes kësaj kam folur me zotin Kurti”, ka thënë Rashiq, i cili tha se kjo u sqarua edhe nga vetë Qeveria.
Rashiq ka pranuar mundësinë e konfuzionit dhe ka kërkuar falje për interpretime të gabuara.
“Ashtu që unë e kam bërë një gabim teknik, krijoj falje nëse është krijuar konfuzion, por besoj se për shkak të kohës dhe kontekstit, situata është e qartë”, tha ai.
Ai ka theksuar rëndësinë e kontekstit të vizitës së Patriarkut.
“Këto fjalë kanë qenë përdorur për shkak të vizitës së Patriarkut. Nuk kanë pasur qëllim tjetër politik”, u shpreh ministri.
Ministri Rashiq ka sqaruar se deklarata lidhet me procesin ligjor dhe diplomatik të viteve të kaluara.
“Duke nisur prej procesit të aprovimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese atë kohë, ju rikujtoj që kjo ka ndodhur 12-13 vjet më parë dhe gjatë asaj periudhe, normale që ka qenë aktuale për mua në veçanti ku përmes zyrave diplomatike sikurse BE-ja, QUINT-i e ambasadorrët e ndryshëm e deri në Qeveri në vitet e fundit gjithmonë kam potencuar që kjo është temë serioze që duhet të trajtohet sepse është në pyete vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Rashiq, duke thënë se ka qenë një prej prioriteteve të cilët Kosova ka pas si kusht që duhet të plotësohet dhe se “konsideroj që kam dhënë kontributin tim në këtë gjë”.
Deklarata e Rashiqit ka shkaktuar reagime të shumta. Procesi gjyqësor për çështjen se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyje kishte zgjatur nga viti 2000 deri në vitin 2016, kur Gjykata Kushtetuese pati vendosur në favor të Manastirit.



Të tjera
Aktuale
LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Kushtetuese
Lajme
Nga 1.39 deri në 1.55 euro për litër nafta në treg: MINT njofton se po monitorojnë çmimet e derivateve
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
Për herë të dytë: Raketa iraniane hyn në hapësirën ajrore turke, rrëzohet nga NATO
Një raketë balistike e lëshuar nga